reagon salih murat pas mosmiratimit te rezolutes per gazen humanizmi selektiv kollaps moral ne kuvendin e maqedonise 688282253d602

Reagon Salih Murat pas mosmiratimit të rezolutës për Gazën: “Humanizmi selektiv, kollaps moral në Kuvendin e Maqedonisë”

July 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 korrik – Pas refuzimit të kërkesës për debat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për ndihmë humanitare ndaj Gazës, ka reaguar deputeti dhe bashkëpropozuesi i rezolutës, Salih Murat, duke e quajtur këtë vendim si një “kollaps moral” dhe “turp historik” për përfaqësuesit politikë, transmeton Zhurnal.mk.

“Nga 120 deputetë, vetëm 16 votuan pro ndihmës humanitare për Gazën. 16 deputetë përballë mijëra fëmijëve që po vdesin nga uria dhe mungesa e ilaçeve. Rezoluta kërkonte vetëm ndihmë elementare: ushqim dhe barna për civilët – asgjë më shumë, asgjë më pak”, thekson Murat në reagimin e tij publik.

Ai shton se 77 deputetë zgjodhën të heshtin, duke e konsideruar këtë një akt të çnjerëzimit dhe një devijim të thellë nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.

“Maqedonia është ndërtuar mbi tradita antifashiste. Por sot, deputetët tanë zgjodhën anën e gabuar të historisë. Humanizmi selektiv nuk është humanizëm – është hipokrizi. Fëmija i uritur në Gazë nuk është më pak tragjik se ai në çdo cep tjetër të botës”, deklaroi Murat, përcjell Zhurnal.mk.

Ai përfundon me një mesazh të ashpër: “Turp t’ju vijë. Historia do t’ju mbajë mend për mënyrën se si reaguat kur njerëzimi u vu në provë. Maqedonia meriton më mirë se ky falimentim moral.”

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja se si ta jetoni jeten pa u penduar me vone 688278ffe578a
Lajmi i mëparshëm

Ja se si ta jetoni jetën pa u penduar më vonë…

kush eshte e afermja e ajola xoxes qe po fundos ciftin ne spak 68828b857d670
Lajmi i radhës

Kush është e afërmja e Ajola Xoxës që po fundos çiftin në SPAK

Të fundit nga

ShkoLartë