reagon rron gjinovci presidentja vjosa osmani smund ti heqe masat e bashkimi evropian 69d5e7fb3be20

Reagon Rron Gjinovci: Presidentja Vjosa Osmani s’mund t’i heqë masat e Bashkimi Evropian

April 8, 2026
1 minut lexim

Analisti politik Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani lidhur me heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.

Në një postim publik, Gjinovci ka shprehur shqetësimin se Osmani mund të jetë e bindur se ka ndikuar drejtpërdrejt në heqjen e masave, duke theksuar se posti i presidentit nuk ka fuqi ekzekutive për të negociuar apo ofruar koncesione në këmbim të vendimeve të tilla.

Sipas tij, negociatat për heqjen e masave janë zhvilluar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa roli i presidentes ka qenë më shumë përfaqësues në takime, sidomos në një periudhë kur vendi ishte në proces zgjedhor.

Postimi i plotë i Rronit:

Shqetësimi jem me Vjosa Osmanin nuk osht që po thotë gjana të pavërteta lidhun me heqjen e masave nga BE-ja, por që po m’doket e bindun që përnime ajo i ka hek masat e BE-së. 😄😂

Krejt e dinë, e sidomos BE-ja, që institucioni i presidentit në Kosovë nuk ofron kurrfarë fuqie institucionale, meqë nuk ka asnjë fuqi ekzekutive, e kështu nuk mundet me ofru kurgjo në këmbim të heqjes së masave, qoftë edhe ndonjë koncesion po pati guxim. Pra, presidenti edhe me dashtë, s’mundet me ofru kurgjo në këmbim të heqjes së masave, sepse nuk ka fuqi ekzekutive. Qeveria osht ajo që ka negociu me BE-në për heqjen e masave, e ti e nderume veç ke marrë pjesë qaty nëpër takime, meqë na kena pasë zgjedhje dhe ke qenë e vetmja bartëse e ndonjë institucioni formal e me legjitimitet të plotë kushtetus.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lideri i ri suprem i iranit miraton propozimin e pakistanit per armepushim dyjavor me shba ne 69d5b862d1431
Lajmi i mëparshëm

Lideri i ri suprem i Iranit miraton propozimin e Pakistanit për armëpushim dyjavor me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë