Reagon Musliu: Vuçiq përdor ushtrinë për propagandë në kufi me Kosovën si përpjekje për të…

June 27, 2025
1 minut lexim

Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq instrumentalizon ushtrinë dhe udhëtimet e zyrtarëve ushtarakë në kufi me Kosovën për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga problemet e brendshme dhe protestat e mëdha në Serbi.

Sipas Musliut, vizita e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Bratislav Gashiq së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Milan Mojsiloviq, në bazën ushtarake të Ornicës, pranë asaj që Beogradi e quan “Ground Safety Zone”, përbën një manovër propagandistike nacionaliste, jo një përfaqësim të vërtetë të gjendjes së sigurisë kombëtare.

“Si analist i sigurisë, e konsideroj provokuese dhe destabilizuese këtë vizitë të ministrit të Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Milan Mojsiloviq, në bazën ushtarake Ornica. Kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të militarizuar krizën dhe për të inskenuar kërcënime të jashtme, në funksion të shmangies së llogaridhënies së regjimit”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Më tej ai ka thënë se përdorimi i ushtrisë për qëllime politike është një mesazh i rrezikshëm për stabilitetin rajonal.

Sipas tij, Serbia duhet të ndalë këtë aventurizëm dhe të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të saj të brendshme, jo në prodhimin e krizave artificiale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Salajdin Krasniqi: Urime përvjetori i gazetës “Bota sot”

Të fundit nga

Përdorimi i stablecoins arrin nivele rekord

Vlera e përgjithshme e tregut të stablecoins është rritur në nivele rekord ditën e Mërkure pasi Senati Amerikan miratoi ligjin për rregullimin e këtij sektori, një hap i madh përpara drejt ligjitimimit
ShkoLartë