reagon mbrojtja e fadil ismajlit ish ministri veproi ne mirebesim dhe ndoqi rrugen ligjore te kompensimit 6946fc5e27a7b

Reagon mbrojtja e Fadil Ismajlit: Ish-ministri veproi në mirëbesim dhe ndoqi rrugën ligjore të kompensimit

December 20, 2025
min lexim

Avokatët e ish-ministrit Fadil Ismajli kanë reaguar përmes një deklarate për media lidhur me kompensimin e një prone familjare të tij, e cila ishte shpronësuar në vitin 2014 për ndërtimin e autostradës, që është bërë objekt hetimi nga Prokuroria Speciale.

Sipas deklaratës, z. Ismajli ka qenë pronar i një prone familjare që është shpronësuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore, për çka ka pranuar kompensimin fillestar njësoj si qindra qytetarë të tjerë të prekur nga i njëjti proces.

Më tej thuhet se gjatë viteve 2022–2023, me kërkesë të avokates së tij, z. Ismajli ka autorizuar inicimin e procedurës për kompensimin e pjesës së mbetur të parcelës, konkretisht 9.63 ari, e cila, sipas tyre, ka mbetur e dëmtuar nga shpronësimi dhe jashtë përdorimit. Kjo pjesë e tokës, sipas deklaratës, është e papërdorshme dhe praktikisht pa vlerë për shkak të pozicionit dhe pamundësisë për shfrytëzim.

Avokatët theksojnë se kërkesa për kompensimin e pjesës së mbetur ka bazë të qartë ligjore dhe se raste të ngjashme janë të shumta në gjykatat e Kosovës. Ata sqarojnë se z. Ismajli ka përfituar në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë që kanë kaluar nëpër procedura identike, gjë që, sipas tyre, është lehtësisht e verifikueshme dhe e mbështetur me prova konkrete.

Si rezultat i kësaj procedure, z. Ismajli ka pranuar mjetet e kompensimit në muajin dhjetor 2025, në mënyrë të ligjshme, përmes Thesarit të Kosovës dhe në bazë të një vendimi gjyqësor.

Në deklaratë thuhet se vlerësimi i ligjshmërisë së vendimeve gjyqësore është kompetencë e institucioneve përkatëse dhe se në asnjë rrethanë nuk mund të implikohet përfituesi për vendimmarrjen e gjykatës. Avokatët theksojnë se z. Ismajli ka vepruar në mirëbesim dhe ka ndjekur rrugën ligjore, përfshirë pagesën e shpenzimeve për përfaqësim ligjor.

Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit Fadil Ismajli si ndërmjetësues

Po ashtu, ata mohojnë çdo lidhje të z. Ismajlit me personat e tjerë të dyshuar në këtë çështje, duke deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë kontakt apo bashkëpunim me ta.

Duke u bazuar në faktin se z. Ismajli rezulton të jetë i vetmi i kompensuar në këtë proces që ka pasur funksione të larta publike, avokatët vlerësojnë se trajtimi i çështjes në këtë formë krijon përshtypjen e një qasjeje selektive, e cila, sipas tyre, i ngjan më shumë një fushate të pabazuar sesa një vlerësimi objektiv të fakteve.

Në fund, ata ritheksojnë se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me funksionin e z. Fadil Ismajli si ministër apo me ndonjë post tjetër publik që ai ka ushtruar, por ka të bëjë ekskluzivisht me një pronë personale familjare dhe një procedurë standarde ligjore kompensimi.

Deklarata është nënshkruar nga avokatët Mehmet Berisha dhe Rafet Ferizi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adobe ka nje konkurrent te ri nano banana modeli me al qe po ben revolucion ne gjenerimin e imazheve 6946fc2f0d715
Lajmi i mëparshëm

Adobe ka një konkurrent të ri, Nano Banana – modeli me Al që po bën revolucion në gjenerimin e imazheve

teste te rreme per covid 19 dhe grip po qarkullojne ne te gjithe evropen 6946fc9e76c74
Lajmi i radhës

Teste të rreme për COVID-19 dhe grip po qarkullojnë në të gjithë Evropën

Të fundit nga

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një përfundim të qëndrueshëm të luftës me Rusinë. Draftet përfshijnë çështje të garancive
ShkoLartë