reagon maduro nga qelia lutet dhe dergon vargje nga bibla per te prekurit nga termeti ne venezuele 6a4197b034392

Reagon Maduro nga qelia, lutet dhe dërgon vargje nga Bibla për të prekurit nga tërmeti në Venezuelë

June 28, 2026
1 minut lexim

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, siç duket të shkruar nga qelia e tij e në Brooklyn, duke shprehur solidaritet për Venezuelën, ndërsa vendi i tij vazhdon rimëkëmbjen pas tërmetit.

“Unë dhe Cilia dërgojmë lutjet tona për ata që kanë vdekur, për të plagosurit, për të zhdukurit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që vazhdojnë të luftojnë, minutë pas minute, për të shpëtuar jetë”, tha Maduro në postim, raporton CNN.

Më pas, Maduro citoi nga kapitulli i 25-të i Ungjillit të Mateut, duke përfshirë vargun: “‘Kur të pamë të sëmurë ose në burg dhe erdhëm të të vizitonim?’ Dhe Mbreti do t’u përgjigjet: Në të vërtetë po ju them, çfarëdo që bëtë për njërin nga më të vegjlit e këtyre vëllezërve dhe motrave të mia, e bëtë për mua”.

Nuk është e qartë nëse Maduro ia diktoi mesazhin ekipit të tij apo e miratoi përmbajtjen e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perfshihet nga flaket makina ne korce zjarrfikesja dhe policia ne vendngjarje dyshimet e para 6a419752cb9db
Lajmi i mëparshëm

Përfshihet nga flakët makina në Korçë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, dyshimet e para

bet awards 2026 kur zhvillohet ceremonia dhe kush do ta prezantoje 6a41987c69521
Lajmi i radhës

BET Awards 2026 – kur zhvillohet ceremonia dhe kush do ta prezantojë

Të fundit nga

ShkoLartë