reagon kf bashkimi stop shovenizmit ne futboll 699a64e34101e

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

February 22, 2026
1 minut lexim

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet si: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe “Dhomë gazi për shqiptarët”, të cilat janë përsëritur disa herë dhe kanë krijuar tension. Bashkimi ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut që të marrë masa ndaj incidentit, duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten”, thuhet në reagimin e klubit.

Reagimi i KF Bashkimi pa ndërhyrje:

K.F. Bashkimi 1947 informon opinionin publik dhe mediat se në ndeshjen e sotme kundër FK Vardar, në minutat e fundit të takimit, tifozeria e ekipit nikoqir filloi me ofendime në baza nacionale, duke përdorur thirrje të papranueshme si: “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” , “Dhomë gazi për shqiptarët”, “V…. shqiptare”

Këto thirrje u përsëritën disa herë, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe të papranueshme në stadium. Përkundër kësaj, nga ana e delegatit të ndeshjes dhe gjyqtarit nuk pati reagim adekuat deri në momentin kur përfaqësuesi i klubit tonë u detyrua të ndërhyjë dhe të largojë ekipin përkohësisht nga fusha, me qëllim mbrojtjen e lojtarëve dhe stafit tonë.

Theksojmë se kjo ishte arsyeja e vetme e tërheqjes së ekipit nga terreni për disa minuta.

Klubi kërkon nga Federata e Futbollit e Maqedonisë që të marrë masa të menjëhershme dhe të duhura ndaj këtij incidenti, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

KF Bashkimi 1947 ka dëshmuar gjithmonë se është një nga nikoqirët më korrekt dhe më të respektueshëm në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Stop shovinizmit në futboll!! 

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gati gjysma e gjuheve qe fliten neper bote drejt zhdukjes cilat jane me ne rrezik 699a3d70f0848
Lajmi i mëparshëm

Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?

pep guardiola nderon james milnerin 699a7404793da
Lajmi i radhës

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Të fundit nga

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e

Kamberi asiston në fitoren e Zurich-ut

Skuadra e Zurich ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Grasshoppersit. Futbollisti Lindrit Kamberi, Valon Berisha e Bledian Krasniqi, u paraqitën nga minuta e parë për Zurich sikurse Samuel Krasniqi për
ShkoLartë