reagon bekim jashari pas deklaratave te nexhmedin spahiut 695e0e9e904ec

Reagon Bekim Jashari pas deklaratave të Nexhmedin Spahiut

January 7, 2026
1 minut lexim

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Pas kësaj ka reaguar Bekim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë një mesazh patriotik, duke theksuar amanetin e të parëve dhe sakrificën e tyre, ndërsa ka bërë thirrje që flamuri kombëtar të mbahet lart me krenari.

“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali”

Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të të mbajtur lart me krenari.

Valo, o flamuri më i bukur në botë.🇦🇱”, shkruan Jashari në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak kerkon arrestimin e ministres birn kuvendi nuk mund luaje rolin e gjykates 695e0d3519996
Lajmi i mëparshëm

SPAK kërkon arrestimin e ministres, BIRN: Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

opsione per te marre grenlanden perdorimi ushtarak seshte i perjashtuar 695e0eb3c3302
Lajmi i radhës

“Opsione” për të marrë Grenlandën, përdorimi ushtarak s’është i përjashtuar

Të fundit nga

ShkoLartë