reagon ashper harry bajraktari spo loboj kunder vjosa osmanit nuk kam ambicie per 699d50f033260

Reagon ashpër Harry Bajraktari: S’po loboj kundër Vjosa Osmanit, nuk kam ambicie për…

February 24, 2026
1 minut lexim

Veprimtari i njohur shqiptar nga SHBA, Harry Bajraktari, ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, duke i cilësuar pretendimet për lobim kundër Presidentes si të pavërteta dhe absurde.

Bajraktari theksoi qartë në shkrimin e tij në Facebook, se nuk ka asnjë ambicie për t’u bërë President i Kosovës, duke hedhur poshtë çdo spekulim për synime politike personale, përcjell “Bota sot”.

Ai sfidoi publikisht autorin e shkrimit që të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se ka vepruar kundër Presidentes Vjosa Osmani apo kundër ndonjë udhëheqësi tjetër të vendit.

Përkundrazi, Bajraktari nënvizoi se e ka mbështetur publikisht Osmanin dhe vazhdon ta konsiderojë atë si kandidaten e duhur për një mandat të dytë.

Shkrimi i plotë

Artikulli i publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, në të cilin pretendohet se unë po loboj në Shtetet e Bashkuara kundër Presidentes Vjosa Osmani, është plotësisht i pavërtetë.

E ftoj publikisht të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se unë kam punuar kundër Presidentes Vjosa Osmani, apo kundër ndonjë Presidenti apo Kryeministri të Republikës së Kosovës. Një pretendim i tillë është i pabazë dhe absurd!

Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës.

Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua KOSOVA ËSHTË MBI GJITHÇKA!

Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish:

NUK KAM AMBICIE PËR T’U BËRË PRESIDENT I KOSOVËS.

Kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh angazhimin tim për Kosovën. Synimi im është anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda pak viteve të ardhshme, dhe në këtë drejtim punoj çdo ditë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Me respekt,

Harry Bajraktari

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zhbllokohet rivleresimi i pronave zbritje 1 per cdo vit perdorimi per apartamentet zbardhet udhezimi 699d50d871b87
Lajmi i mëparshëm

Zhbllokohet rivlerësimi i pronave! Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet! Zbardhet Udhëzimi

Të fundit nga

ShkoLartë