reagimi i vesa lumes pas largimit te stenaldos nga bbv ja nuk jemi ende gati si shoqeri 69c50df534dfe

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldos nga “BBV”-ja: Nuk jemi ende gati si shoqëri

March 26, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas eliminimit të Stenaldo Mëhillit nga “Big Brother VIP Albania”, duke ndarë një mesazh që ka prekur ndjekësit e saj.

Në postimin e publikuar, artistja shprehet se do të dëshironte ta shihte Stenaldon si fitues të këtij edicioni, duke e konsideruar praninë e tij si të rëndësishme për shoqërinë. “Paska ik Stenaldo nga ‘Big Brother’-i. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi që ai përçonte nuk u vlerësua sa duhet.

Më tej, Vesa ka vlerësuar edhe rolin e produksionit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së figurave frymëzuese në ekran. Ajo ka përgëzuar Top Channel për mundësinë që i dha publikut të njihte historinë dhe forcën e Stenaldos. “Një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shihnim se si vullneti dhe dëshira për jetën tejkalon çdo gjë”, shton këngëtarja.

Reagimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, ku fansat e kanë cilësuar si një mesazh të ndjerë dhe mbështetës. Shumë prej tyre kanë shprehur të njëjtin mendim, duke vlerësuar ndikimin që Stenaldo pati gjatë qëndrimit në shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

janevska ne vitet e ardhshme do te rriten fondet buxhetore per arsimin e larte 69c50bc2ca1d7
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Në vitet e ardhshme do të rriten fondet buxhetore për arsimin e lartë

0 pike ne nje ndeshje super talenti nga tetova shperthen ne parket 69c5148fe19eb
Lajmi i radhës

0 pikë në një ndeshje! Super talenti nga Tetova shpërthen në parket

Të fundit nga

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim të përbashkët të
ShkoLartë