reagimi i eliona pitarkes pas akuzave te mjekut per dezinformim te dietave te femijeve jam e shokuar 696b45b1b90ba

Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

January 17, 2026
1 minut lexim

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka autorizuar përdorimin e emrit të tij për promovime dietash për fëmijë dhe paralajmëroi për kujdes ndaj dezinformimit.

Përmes një sërë postimesh në InstaStory, Eliona thekson se është e tronditur nga mënyra se si po trajtohet situata publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për një klinikë që, sipas saj, prej vitesh ndjek shëndetin e fëmijëve të saj.

Ajo sqaron se me mjekun në fjalë, Dr. Edin, ka pasur dhe vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë profesionale dhe njerëzore, duke e vlerësuar gjithmonë figurën e tij si profesionist.

Sipas saj, informacionet që ka ndarë ndër vite kanë qenë vetëm të përgjithshme dhe me qëllim ndihmën e prindërve të tjerë, veçanërisht atyre që nuk kanë mundësi të shkojnë shpesh në vizita apo të përballojnë koston e klinikave private.

“Dua ta bëj shumë të qartë: unë kam dhënë vetëm informacion të përgjithshëm, asnjëherë nuk kam bërë publike regjimin ushqimor të fëmijëve të mi dhe asnjëherë nuk e kam lidhur emrin e Dr. Edit me produkte, bashkëpunime apo përfitime personale”, shprehet ajo.

Eliona shton se në komunikimet e mëparshme me vetë mjekun ka marrë mbështetje dhe miratim që të vazhdojë të ndajë informacione të përgjithshme për të ndihmuar nënat e tjera, duke theksuar se kjo nuk përbën shkelje etike, por ndërgjegjësim.

Në fund, ajo nënvizon se do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme, e ndershme dhe gjithmonë në anën e prindërve, pa dëmtuar kurrë figurën e asnjë mjeku apo profesionisti.

Image

Postimi i Eliona Pitarkes
Image

Postimi i Eliona Pitarkes

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

liqeni i badovcit mbulohet nga mbeturinat pas reshjeve 696b44a66cd32
Lajmi i mëparshëm

Liqeni i Badovcit mbulohet nga mbeturinat pas reshjeve

tatimet zbresin ne terren kontrolle per nendeklarimin e pagave ne sektorin e ndertimit 696b5856402e4
Lajmi i radhës

Tatimet ‘zbresin’ në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë