reagim i partise demokratike te kosoves ndaj kronikes se rtk se 6ab98f5ba22a4

​Reagim i Partisë Demokratike të Kosovës ndaj kronikës së RTK-së

September 27, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës e cilëson të pavërtetë dhe fyes raportimin e RTK-së në edicionin qendror të lajmeve se PDK kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”.

“Ky formulim e shtrembëron qëndrimin tonë qëllimshëm.

PDK e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të çlirimtarëve. Kërkojmë drejtësi dhe angazhim të plotë të shtetit për t’u siguruar atyre mbrojtjen më të mirë të mundshme në procesin e apelit. Kësaj i shërben edhe nisma jonë ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh. Një raportim i tillë ngre shqetësime serioze për politikën redaksionale të transmetuesit publik dhe krijon përshtypjen e një shtrembërimi me prapavijë politike.

Kërkojmë nga RTK-ja ta korrigjojë menjëherë kronikën, ta sqarojë saktë qëndrimin e PDK-së dhe të kërkojë falje publike për këtë raportim”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rampa e re nuk punon prej 2 vitesh ne llopat 6ab978cf91df7
Lajmi i mëparshëm

“Rampa” e re nuk punon prej 2 vitesh në Llopat

mbyllet dita e 120 te protestuesit i kunderpergjigjen rames ti je koka e krimit 6ab98fd04e2a3
Lajmi i radhës

Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit!

Të fundit nga

I erdhi fundi Denion Meidanit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve
ShkoLartë