Një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri sot në qytetin e Suharekës.
Viktima u plagos, për motive dhe në rrethana akoma të paparta – ndërsa s’dihet gjendja e tij shëndetësore.
Klani ka mësuar se personi që u qëllua është S.D., (emër i njohur për redaksinë), i cili në momentet kritike ishte me bashkëshorten.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.
“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.
Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”
Burimi: botasot.info


