rasti i vajzes ne gjilan avokati lladrovci tregon se a parashihet paraburgim per te miturit 68999e2f28bfa

Rasti i vajzës në Gjilan: Avokati Lladrovci tregon se a parashihet paraburgim për të miturit?

August 11, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur të enjten e kaluar në Gjilan, ka tronditur Kosovën.

Atje disa vajza të mitura e kanë rrahur brutalisht një bashkëmoshatare të tyre.

Viktima në videot e publikuara, i luste dhunueset që ta lëshonin, por ato vazhdonin ta rrahnin.

Sipas informacioneve, njëra nga të dyshuarat e cila është 14 vjeçare, ishte ndaluar për 24 orë.

Kjo temë e cila ka ngjallur reagim të madh në opinion publik, është diskutuar sot me avokatin Petrit Lladrovci.

Lladrovci deklaroi se ndaj të miturave në këto raste nuk parashihet burgim, por masa ndëshkuese.

“Realisht kodi për të mitur e parasheh burgimin nga mosha 16 vjeçare, por në praktikë edhe është e njohur edhe në kodin për të mitur paraburgimi ose ndalimi në rastin e tillë, sepse për të mitur është gjysma e afateve, nëse për të rritur 48 orë është mbajtja, për të mitur është 24 orë”, deklaroi ai në emisionin “Ora 7”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albion rrahmani vazhdon ti vendos ndeshjet trajneri i spartes i mahnitur me qetesine e tij para porte 68999e2c0e551
Lajmi i mëparshëm

Albion Rrahmani vazhdon t’i vendos ndeshjet, trajneri i Spartës i mahnitur me qetësinë e tij para porte

nasa publikon imazhin me te qarte nga marsi deri me tani detajet jane te pabesueshme 68999f1c20dd5
Lajmi i radhës

NASA publikon imazhin më të qartë nga Marsi deri më tani – detajet janë të pabesueshme

Të fundit nga

ShkoLartë