rasti i ervis martinajt karamuco nuk ka asnje prove qe ka vdekur 68f96ab4ea037

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

October 23, 2025
1 minut lexim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e djalit të tij të zhdukur si i vdekur.

Sipas Karamuços, në raste të tilla personi kërkohet fillimisht si i zhdukur dhe vetëm nëse gjendet trupi ose një provë biologjike, si ADN-ja, mund të shpallet zyrtarisht i vdekur.

“Kjo nuk do të thotë që personi ka vdekur në mënyrë kategorike. Ka pasur raste kur njerëz janë gjetur edhe pas 20 vitesh. Juridikisht mund të shpallet i vdekur, por faktikisht shteti nuk ka dhënë asnjë përgjigje,” tha eksperti.

Ai shtoi se autoritetet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, ADN apo provë që të çojë drejt ndonjë autori. “Janë bërë kërkime kudo, por pa rezultat. Deri më tani kemi vetëm gojëdhëna dhe legjenda për atë se kush mund ta ketë vrarë apo pse. Asgjë nuk është e provuar me fakte,” përfundoi Karamuço.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim kardashian pushton londren me stilin e saj te rralle gotik 68f958151cf73
Lajmi i mëparshëm

Kim Kardashian pushton Londrën me stilin e saj të rrallë gotik

arberie nagavci thumbon ish koleget e vv se qe u larguan nga partia 68f96b24152a9
Lajmi i radhës

Arbërie Nagavci thumbon ish-kolegët e VV-së që u larguan nga partia

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë