rasti i arlinda zekajt nje muaj paraburgim per jeton sylajn 6ae0cca96ec9c

Rasti i Arlinda Zekajt: Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

October 27, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga kunati i saj pak ditë më parë në Vitomiricë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndjerës si dhe e kishte kanosur disa herë.

Nga verifikimet në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se Jeton Sylaj ka të hapura gjithsej gjashtë (6) raste penale, prej të cilave katër datojnë vetëm përgjatë vitit 2026.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje person i dyshuar per dy vrasjet ne gjorce petrov 6ae0cc140886c
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një person i dyshuar për dy vrasjet në Gjorçe Petrov

ndezi zjarr ne fshatin kryekuq dhe i vuri flaken zones arrestohet ne flagrance 29 vjecari 6ae0cd046c206
Lajmi i radhës

Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe i vuri flakën zonës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë