rashiti me viziten e osmanit ne shba kosova po e fiton serish mbeshtetjen amerikane 6871a0b1aa583

Rashiti: Me vizitën e Osmanit në SHBA, Kosova po e fiton sërish mbështetjen amerikane

July 12, 2025
1 minut lexim

Gani Rashiti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur për vizitën që është duke bërë tashmë për disa ditë presidentja Vjosa Osmani në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special, ai ka deklaruar kjo vizitë e tregon sërish mbështetjen e ShBA-së për vendin.

“Zonja Vjosa Osmani është atje, dhe mirë që është. Mundem të them se është njëra prej vizitave më të rëndësishme, duke pasë parasysh faktin në këto periudha që po kalojmë një Kosovë pa institucione. Një Kosovë që ka një kryeministër në detyrë i cili fatkeqësisht nuk po mundet të realizojë asnjë vizitë jashtë shtetit fatkeqësisht”.

“Zonja Osmani po e promovon disi Kosovën në një nga format më të mira të mundshme dhe për faktin tanimë siç e ka paralajmëruar edhe vet presidenti Trump ka disa turbulenca në politikën globale, dhe nga kjo vizitë mund të themi se Kosova prapë po e fiton mbështetjen amerikane edhe vendin e saj të merituar siç ishte në politikën e jashtme, që disi u zbeh në muajt e fundit të themi por ajo po rikthehet fuqishëm dhe besoj që është një nga vëmendjet të Administratës Trump për një rikthim sa më të fortë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rashiti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ancelotti e kerkoi me ngulm lojtarin qe po shkelqen te psg 6871a0aea9a89
Lajmi i mëparshëm

Ancelotti e kërkoi me ngulm lojtarin që po shkëlqen te PSG

asteroidi qe mund ta beje cdo njeri ne toke miliarder ja cfare duhet te dime per 16 psyche dhe synimin e nasa s 6871a19e4d0b3
Lajmi i radhës

Asteroidi që mund ta bëjë çdo njeri në Tokë miliarder! Ja çfarë duhet të dimë për ’16 Psyche’ dhe synimin e NASA-s

Të fundit nga

ShkoLartë