raportohet per dhjetera te vrare ne gaze teksa izraeli shenjestron zedhenesin e hamasit 68b4519609dde

Raportohet për dhjetëra të vrarë në Gazë teksa Izraeli shënjestron zëdhënësin e Hamasit

August 31, 2025
min lexim

Izraeli tha të dielën se e ka shënjestruar një zëdhënës të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa spitalet dhe dëshmitarët në të gjithë enklavën raportuan për dhjetëra palestinezë të vrarë nga bombardimet ajrore dhe të shtënat me armë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria izraelite e sulmoi Abu Obeidan, zëdhënësin e kamotshëm të Brigadave al-Qassam të Hamasit, por nuk e dinte nëse ai është vrarë.

“Shpresoj që ai të mos jetë më në mesin tonë, por vërej se askush nga pala e Hamasit nuk po e trajton këtë çështje”, tha Netanyahu para ministrave në mbledhjen javore të kabinetit të tij.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Obeida lëshoi deklaratë për herë të fundit të premten. Ai tha se luftëtarët në Qytetin e Gazës ishin të përgatitur, pasi Izraeli e shpalli qytetin zonë lufte dhe nisi fazat e para të ofensivës së tij.

Hamas do të përpiqej t’i mbante pengjet gjallë, tha ai, duke paralajmëruar se përleshje priteshin në zonat ku disa prej tyre po mbahen.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, ai do të ishte përfaqësuesi më i fundit i Hamasit i shënjestruar dhe i vrarë nga Izraeli, i cili po përpiqet t’i rrënojë kapacitetet ushtarake të grupit dhe ta parandalojë përsëritjen e sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët rrëmbyen 251 njerëz dhe vranë rreth 1.200 të tjerë, shumica civilë, në Izrael.

Hamas ende nuk ka komentuar mbi gjendjen e Obeidas. Si pjesë e fushatës për shkatërrimin e Hamasit, Izraeli ka vrarë shumë nga drejtuesit e tij kryesorë ushtarakë dhe politikë.

Të paktën 43 palestinezë janë vrarë që nga e shtuna, shumica në Qytetin e Gazës, sipas spitaleve lokale.

Spitali Shifa – më i madhi në territor – tha se 29 trupa ishin sjellë në morgun e tij, përfshirë 10 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë dhe të tjerë të goditur në pjesë të ndryshme të qytetit.

Të dielën në mëngjes, zyrtarët e spitaleve raportuan edhe 11 viktima nga bombardimet dhe të shtënat. Spitali Al-Awda tha se shtatë prej tyre ishin civilë që përpiqeshin të arrinin tek ndihmat.

Dëshmitarët thanë se trupat izraelite hapën zjarr mbi turmat në Korridorin Netzarim, një zonë ushtarake izraelite që përshkon Gazën.

“Po përpiqeshim të merrnim ushqim, por hasëm në plumbat e pushtuesit”, tha Ragheb Abu Lebda, nga Nuseirati, i cili pa të paktën tre persona të gjakosur nga plagët me armë zjarri.

Izraeli prej javësh po operon në periferi të Qytetit të Gazës si dhe në kampin e refugjatëve Xhabalia. Ai gjithashtu ka intensifikuar sulmet ajrore në zonat bregdetare të qytetit.

Të paktën 63.371 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

materia e erret mund ti shnderroje planetet ne vrima te zeza te vogla 68b4514ec75c6
Lajmi i mëparshëm

​Materia e errët mund t’i shndërrojë planetët në vrima të zeza të vogla

ndalni pandemine e armeve thirrja e papa leon xiv hiqni dore nga logjika e luftes ndiqni paqen 68b45345a253b
Lajmi i radhës

“Ndalni pandeminë e armëve!”/ Thirrja e Papa Leon XIV: Hiqni dorë nga logjika e luftës, ndiqni paqen

Të fundit nga

ShkoLartë