raporti vjetor i spak ne 2025 u sekuestruan mbi 45 milione euro 69aee620eb6aa

Raporti vjetor i SPAK/ Në 2025 u sekuestruan mbi 45 milionë euro

March 9, 2026
1 minut lexim

45.5 milion euro, ndër to edhe kriptomonedha, të krimit te organizuar janë sekuestruar nga SPAK përgjatë vitit 2025.  Në raportin vjetor, rezulton se Prokuroria e Posaçme ka shënuar rritje të volumit të hetimeve penale ku gjatë vitit 2025, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, ndërsa rreth 570 janë të mbartura nga viti 2024.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele te larta, gjatë vitit 2025, janë hetuar nga SPAK 27 procedime penale me 30 persona nën hetim apo të pandehur, të cilët janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë.

Sa i përket hetimeve financiare, gjatë vitit 2025, pranë Prokurorisë së Posaçme janë regjistruar 13 procedime pasurore dhe janë trajtuar 18 referime pasurore.

Veprat penale që lidhen me zgjedhjet, për vitin 2025 janë hetuar gjithsej 70 procedime penale, me 27 persona nën hetim.

Po ashtu janë ekzaminuar me laboratorin digjital 375 celular që janë bllokuar në funksion të hetimeve të ndryshme bashke me 65 kompjutera dhe 63 USB dhe CD. Po sipas raportit me vendim gjykate në përgjim gjatë vitit 2025 u vunë 3004 numra telefoni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndikimi rus e serb pengon rrugen e malit te zi drejt be se 69aee47cd8c53
Lajmi i mëparshëm

​Ndikimi rus e serb pengon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

kush do te jete anetaret e rinj te kqz se 69aee698ce7a8
Lajmi i radhës

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë