raporti perfundimtar i osbe odihr neza nuk ka ndryshuar ne pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit 68fa83f62cb71

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR/ Neza: Nuk ka ndryshuar në pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit

October 23, 2025
1 minut lexim

Analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR nuk ka ndryshuar nga raporti paraprak për zgjedhjet e 11 majit.

Neza: Së pari raporti i plotë i OSBE-ODIHR pothuajse nuk kishte lëvizur nga ato shinat që u shtruan në raportin paraprak të OSBE-ODIHR që doli fill pas mbajtjes së votimeve të 11 majit.

Kjo ishte shumë e rëndësishme për shkak se që atë herë u përcaktuan disa nga shtyllat kryesore ku mund të qëndronte raporti.

Të gjithë e dimë se pëgjatë verës pati një debat në lidhje me mundësinë e ndërhyrjes në raport për shkak të ndërhyjeve politike të niveleve të ndryshme qoftë nga Shqipëria apo qoftë edhe nga qendra të tjera të politikës evropiane.

Ne kemi një raport të plotë të OSBE-ODIHR i cili nuk ka ndryshuar në pikat themelore në asnjë moment nga raporti paraprak.

Gjënë më themelore që ka ruajtur dhe që është edhe risia e këtij raporti në krahasim me raportet e zgjedhjeve të tjera në Shqipëri është përfshirja e qeveisë në zgjedhje.

Si palë me partinë politike e cila ka prodhuar këtë qeveri.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fatmir limani nuk behet kercova 68fa829306ceb
Lajmi i mëparshëm

Fatmir Limani: Nuk bëhet Kërçova!

drita barazon me ekipin qipriot 68fa8453a570a
Lajmi i radhës

Drita barazon me ekipin qipriot 

Të fundit nga

ShkoLartë