ramzan kadyrov u shtrua urgjentisht ne spital reanimohet ne moske 69557cf624aca

Ramzan Kadyrov u shtrua urgjentisht në spital – reanimohet në Moskë

December 31, 2025
1 minut lexim

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, është shumë i sëmurë dhe së fundi u reanimua me vështirësi në Moskë.

Ramzan Kadyrov u shtrua urgjentisht në spital në Moskë në natën e 24‑25 dhjetorit pas përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në takimin e Këshillit të Shtetit të udhëhequr nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai u transportua me ambulancë në Spitalin Klinik Qendror të Administratës Presidenciale të Rusisë, ndërsa takimi i Këshillit të Shtetit u mbajt pa përfaqësues të Çeçenisë. Sipas një burimi, në Moskë ia dolën me vështirësi ta ringjallin (reanimonin), dhe më pas ai u kthye në shtëpi, por që atëherë nuk është parë në publik.

Raportohet se Kadyrov më herët këtë vit ishte hospitalizuar në një klinikë private në Grozni, dhe që atëherë gjendja e tij është përkeqësuar, raportojnë mediat.

Vetë Kadyrov ka thënë se përjeton “çrregullime nervore” dhe “ndjenjë të vazhdueshme tensioni”, të cilat i ka lidhur me pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në luftën kundër Ukrainës.

Sipas raporteve të mëparshme, shëndeti i tij është përkeqësuar dukshëm, dhe kjo ka nxitur ndryshime në drejtimin e pushtetit në Çeçeni. Në muajin maj, ai deklaroi se kishte kërkuar të lirohej nga detyra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderrimi i motmoteve pa bore 69557cdef1918
Lajmi i mëparshëm

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

lufte dhe fatkeqesi natyrore shamanet peruane parashikojne renien e maduros cfare deklaruan per vitin 2026 69557ea521874
Lajmi i radhës

Luftë dhe fatkeqësi natyrore/ Shamanët peruanë parashikojnë rënien e Maduros, çfarë deklaruan për vitin 2026

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë