ramush haradinaj nderon disa luftetare te uck se 68d69f6f8739c

Ramush Haradinaj nderon disa luftëtarë të UÇK-së

September 26, 2025
1 minut lexim

Vitet kalojnë, por themeli i shtetit të Kosovës mbetet sakrifica e djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka theksuar Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së dhe ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, gjatë një takimi me disa bashkëluftëtarë nga Brigada 138.

Haradinaj priti Zekri Agushin, Shpëtim Agushollin dhe Xhevdet Ahmetin, duke vënë në dukje se, edhe pse Shpëtimi dhe Zekriu vazhdojnë jetën me plagët e luftës, krenaria e tyre mbetet e njëjtë si gjatë kohës së betejave.

Në nderim të sakrificës për liri dhe kontributit për çështjen kombëtare, Haradinaj ndau medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet” për Zekri Agushin, Xhevdet Ahmetin, Emin Latin – kryetar i OVL-së në Skenderaj, si dhe post mortem për Jetullah Gashin dhe Selman Kajtazin.

“Lum ata që, kur atdheu kishte nevojë, dhanë provimin më të madh – sakrificën për liri. Nderim e mirënjohje për shërbimin ndaj atdheut”, shkruan Haradinaj në mesazhin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moldavia akuza rusise paguan prifterinj ortodokse per te ndikuar ne zgjedhje 68d69e837543a
Lajmi i mëparshëm

Moldavia akuza Rusisë, paguan priftërinj ortodoksë për të ndikuar në zgjedhje

dakota johnson mori gjithe vemendjen me fustanin transparent ne festivalin e filmit ne zurich 68d6a092ee059
Lajmi i radhës

Dakota Johnson mori gjithë vëmendjen me fustanin transparent në Festivalin e Filmit në Zurich

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë