Ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Izniq të Deçanit.
E kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënë se rrugët e reja, do të lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve, qarkullimin dhe do t’i japin fshatit një pamje më të bukur dhe më dinjitoze.
“Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatit dhe shumë shpejt do të gëzojmë një infrastrukturë të re dhe të qëndrueshme për shumë vite.
Urime për të gjithë banorët”, ka thënë Ramosaj.
Burimi: botasot.info


