ramosaj deklarata e rashiqit per 24 hektaret e manastirit eshte e turpshme 69af5718abb1b

Ramosaj: Deklarata e Rashiqit për 24 hektarët e Manastirit është e turpshme

March 10, 2026
1 minut lexim

Deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, lidhur me çështjen e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit, u diskutua edhe sot.

Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, tha se kjo është një gjë e shëmtuar.

Ai deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i obliguar që të dal dhe ta sqarojë këtë situatë.

Në fakt është një lloj trafikimi, për shkak se asnjë nga palët që kemi qenë në këtë proces nuk jemi informuar dhe kontrabandimi ka ndodhur diku kah mesi i natës kur ne vetëm jemi informuar përmes mediave ku u bartën 24 hektarë në pronësi të Manastirit të Deçanit e që është bërë aq për ngut sa që kemi pasur aq konteste sepse është falur diçka më shumë se që ka kërkuar Manastiri. Ndërkohë është rregulluar ky vendim në Zyren Kadastrale në Prishtinë, mirë që është bërë diçka e pamatur”, deklaroi Ramosaj.

Deklarimi i Rashiqit bëri bujë në opinion për shkak se ky kishte deklaruar se 24 hektarët për Manastirit të Deçanit, shefi i Qeverisë së Kosovës ia kishte dhënë për “hatër të tij”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jane bere 16 vite nga zhdukja e bleona mates nena e saj beson se eshte gjalle 69af56a0c3b00
Lajmi i mëparshëm

Janë bërë 16 vite nga zhdukja e Bleona Matës, nëna e saj beson se është gjallë

Të fundit nga

ShkoLartë