ramadani premton themelimin e njesise rajonale te zjarrfikesve ne bervenice 689f45cbaa11e

Ramadani premton themelimin e njësisë rajonale të zjarrfikësve në Bërvenicë

August 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka deklaruar se mungesa e shërbimit zjarrfikës në komunë është një problem i kahershëm dhe jetik, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për banorët.

“Mungesa e këtij shërbimi është ndjerë gjatë viteve dhe fatkeqësisht ka shkaktuar dëme materiale në shumë familje, përfshirë edhe veturën time”, ka theksuar Ramadani.

Ai është zotuar se, nëse fiton mandatin, do të angazhohet institucionalisht për themelimin e një njësie rajonale të zjarrfikësve me lokacion në fshatin Radiovc, si qendër strategjike për t’u ofruar shërbime të barabarta të gjitha fshatrave përreth.

Si masë të menjëhershme, Ramadani ka paralajmëruar sigurimin e një automjeti për shuarjen e zjarreve, i cili do të vihet në dispozicion të fshatrave të komunës dhe do të mund të shfrytëzohet edhe për pastrimin e rrugëve.

“Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë duhet të jenë gjithmonë prioriteti kryesor i Komunës së Bërvenicës”, ka përfunduar ai.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjesti tha se iu be padrejtesi reagon drejtuesi i kompanise qe akuzoi kengetari 689f419332a1a
Lajmi i mëparshëm

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

zeqirija ibrahimi dhe afrim gashi ne krah te fisnik meles dibra pret ndryshimin e madh 689f45cf40cca
Lajmi i radhës

Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi në krah të Fisnik Melës: Dibra pret ndryshimin e madh!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë