ramabaja fokusi eshte vetem te balotazhi po shkojme ne zgjedhje te jashtezakonshme ne dhjetor 68f68fe3ea145

Ramabaja: Fokusi është vetëm te balotazhi, po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor

October 20, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë fokusuar shumë në zgjedhjet lokale në raundin e dytë sa kanë harruar themelimin e qeverisë së re.

Ramabaja, në Debat Plus , u shpreh se beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor ose fillim të janarit.

“Kam përshtypjen se interesimi është përqendruar tek zgjedhjet e 9 nëntorit – tek zgjedhjet lokale. Tani është ora kushtetuese deri më 26 tetor nuk arrin (Albin Kurti) ta themelojë qeverinë që gjasat janë relativisht të vogla për të dy palët kam përshtypjen se po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor eventualisht në fillim të janarit.

Prandaj është përqendruar vëmendja tek zgjedhjet e 9 nëntorit dhe tek koalicionet e të gjitha palëve që janë në balotazh dhe besoj se do të kemi befasira në të gjitha nivelet – VV-ja nuk do të kursej aleancat aty ku mendon se do të fitojë”, u shpreh Ramabaja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

champions chivu vleresojme rivalin atmosfera eshte pozitive 68f68fd53cf72
Lajmi i mëparshëm

Champions, Chivu: Vlerësojmë rivalin, atmosfera është pozitive

perdoruesit humbin mesazhe dhe miq pas nderprerjes se snapchat 68f690b484f65
Lajmi i radhës

Përdoruesit humbin mesazhe dhe miq pas ndërprerjes së Snapchat

Të fundit nga

ShkoLartë