Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Krishtlindjeve.
Ai ka thënë se këto ditë shprese, lë të na kujtojnë vlerat më të bukura njerëzore, që janë dashuria, paqja, mirësia dhe respekti për njëri tjetrin.
“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, ku besime të ndryshme jetojnë në harmoni, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe në dashurinë për atdheun.
Le ta ruajmë dhe forcojmë këtë trashëgimi të çmuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti”, ka shkruar Rama.
Burimi: botasot.info


