Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komandatin e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë Stuart B. Munsch.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që po merr vendi ynë për rilindjen e industrisë ushtarake.
Ndërkohë që më tej thekson se në diskutim ishte dhe ecuria e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit.
Postimi i Plotë:
Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit
Burimi: botasot.info


