Edi Rama sulmoi sot kolegen Ambrozia Meta dhe median ku punojmë së bashku, Syri TV! Fillimisht, dua të them se Ambrozia nuk është gazetare që bën sikur. Këtë e di dhe Edi Rama, që sa herë e ka përballë e ka gati dhe skenarin për t`i ikur pyetjeve të saj. Por fatmirësiht Ambrozia si gazetare dhe si njeri nuk viktimizohet, e ka karakterin e tillë që nuk “ia ha qeni shkopin” në këtë pikë dhe për rrjedhojë skenat e sotme (si shumë të tjera) turpërojnë vetëm Edi Ramën.
Tani, për ta mbyllur me Ambrozian dhe për t`u ndalur pak tek modeli ekonomik i Edi Ramës. Ka 13 vjet, që në çdo raport ndërkombëtar, por me itensitet të lartë gjatë shtatë viteve të fundit, që Shqipëria po cilësohet si “parajsa e pastrimit të parave” të krimit dhe korrupsionit. Nga DASH te Bashkimi Europian, ANTIMAFIA (e shtetit të motrës së tij), e deri te SPAK po të doni, e klasifikojnë qeverisjen e Edi Ramës me “flamur të kuq” për pastrimin e parave.
Mjafton të shohësh këto raporte dhe t`i gërshetosh me situatën ekonomike në vend, për të kuptuar atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë. Fakti konkret janë lejet e ndërtimit për kulla, resorte, parqe fotovoltaikësh (shumë prej të cilave janë për miq e taraf partie të Edi Ramës), dhe kupton sesi ky Kryeministër është kthyer jo vetëm në licensues por edhe garant kryesor i Pastrimit të Parave në Shqipëri.
Nuk po flasim këtu pastaj, që këto elementë zotëria dyshohet se i ka kryer edhe vet me pasurinë personale, por tjetër histori kjo. Sigurisht, vetëm Kryeministri Edi Rama mund të blejë apartament 90 m2 në Bllok për 430 mijë euro dhe paratë di disbursojë me vetëm dy këste, Cash dhe pa asnjë kredi bankare.
Edi Rama dhe vartësja e tij Belinda Balluku, kanë firmosur çdo leje ndërtimi për pastruesit e parave, organizatat kriminale (disa prej të cilave i shpallën edhe investitorë strategjik). Ndaj, akuzat ndaj Syri Televizion, nuk janë gjë tjetër veçse sulm brutal, për shkak se sot kjo dritare është e vetmja hapësirë lirie që po i përplas syve propagandën Edi Ramës.
Sot Kryeministri, në vend të sulmeve ndaj Ambrozias, Syrit, apo dhe kolegut Isa Myzyraj, duhet të na tregonte:
Pse po shemben rrugët e “florinjta” që kanë kushtuar 1.1 miliardë euro?
Pse po e mbron Belinda Ballukun, ndërkohë që nën frymën dhe urdhërat e tij, prej 13 vjetësh mijëra shqiptarë u dergjën burgjeve për ujin, ndërtime pa leje, energjinë elektrike, apo tanimë edhe për parkimet dysh të automjeteve?
Pse nuk po i ngrihen shumë kulla për të cilat ka firmosur leje ndërtimi?
Pse nuk po ndërhyn për Call Centerat?
Pse nuk po ndal masakrën financiare me inceneratorët?
Pse po zhvat shqiptarët me çmimet më të larta në rajon?
Pse u vodhën 33 milionë euro të IPARDIT?
Pse të ardhurat nga bujqësia në GDP kanë rënë në 15%?
Pse kanë ikur 1 milion shqiptarë?
Pse ka rënë me 260 mijë numri i nxënësve në vend?
Pse janë mbyllur mbi 400 shkolla në vend?
Pse nuk ka më studentë në universitete?
Pse nuk ka asnjë investim të huaj të formatit “Stratcraft” etj?
Pse nuk prodhojnë energji Tigrat?
Pse ministra, deputetë, apo drejtorë të lartë të qeverisë tënde kanë marrë licensa për parqe fotovoltaikësh?
Dhe shumë pse të tjera, të cilat në fakt Edi Rama nuk do t`u japë kurrë përgjigje.
Burimi: botasot.info


