rama raporti i be se me fakte do te tregoje sa larg jane ato qe thuhen per shqiperine dhe korrupsionin 69db9f605efdd

​Rama: Raporti i BE-së me fakte do të tregojë sa larg janë ato që thuhen për Shqipërinë dhe korrupsionin

April 12, 2026
1 minut lexim

Në Podkastin Flasim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ditët e fundit qeveria merr raportin e Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Ai shtoi se përmes shifrave dhe fakteve, “do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit”.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta.

Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

takime pa rezultat cfare po ndodh prapa skenes per presidentin 69db9e7b46372
Lajmi i mëparshëm

Takime pa rezultat: Çfarë po ndodh prapa skenës për Presidentin?

rogerti selinit me zor po pret qe ti dhe miri te beni dicka jashte qe se beni dot ketu brenda 69dba0fc09f67
Lajmi i radhës

Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

Të fundit nga

ShkoLartë