rama qendra e mireseardhjes ne sarande pika e pare e kontaktit per mijera vizitore 68dc1590b0eaf

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

September 30, 2025
1 minut lexim

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes.

Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë qendër.

Rama vuri në dukje se Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, ndërtesë multifunksionale me tre kate, do të jetë pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë, me hapësira për parkim, aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative, si panaire, ekspozita etj.

Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta.

Gjithashtu në këtë godinë do të ketë edhe zyra shërbimi për vizitorët.

Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh, sidomos gjatë muajve të verës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetar i ri i keshillit te prokuroreve publike pas zgjedhjeve lokale 68dc1351a4c6b
Lajmi i mëparshëm

Kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pas zgjedhjeve lokale

conte ne hall para ndeshjes me sporting cp 68dc15b7780e0
Lajmi i radhës

Conte në hall para ndeshjes me Sporting CP

Të fundit nga

ShkoLartë