rama projekti i ri i alpeve ne shtegun theth valbone permireson infrastrukturen per turistet 68bb3c082d4a4

Rama: Projekti i ri i Alpeve në shtegun Theth-Valbonë, përmirëson infrastrukturën për turistët

September 5, 2025
1 minut lexim

Parku Kombëtar i Alpeve, një nga destinacionet më të vizituara natyrore në Shqipëri, dhe shtegu i njohur Theth-Valbonë, që përshkohet çdo vit nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, po ofron një përvojë më të përmirësuar për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje prej këtij shtegu, teksa u shpreh se kjo është rezultat i një projekti të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, i cili përfshin ndërhyrje përgjatë 15 kilometrave për përmirësimin e infrastrukturës dhe sinjalistikës orientuese, ngritjen e ballkoneve panoramike, krijimin e platformave pushuese dhe zonave rekreative.

“Parku Kombëtar i Alpeve dhe veçanërisht shtegu Theth-Valbonë që përshkohet nga mijëra turistë të natyrës çdo vit, ofron një përvojë të përmirësuar për gjithë vizitorët, falë projektit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, një ndërhyrje gjatë 15 kilometrave në përmirësimin e infrastrukturës dhe sinjalistikës orientuese, ngritjen e ballkoneve panoramike, ngritjen e platformave pushuese dhe krijimin e zonave rekreative”, u shpreh Rama.

Parku Kombëtar i Alpeve, i themeluar për të mbrojtur florën dhe faunën e pasur alpine, është një destinacion kryesor për ecje në natyrë, alpinizëm dhe turizëm ekologjik. Ky projekt synon jo vetëm të përmirësojë komoditetin dhe sigurinë e turistëve, por edhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kabineti i kryeparlamentarit gashi komisioni per mbikeqyrjen e ask se eshte thirrur per me 10 shtator 68bb3a99af3d5
Lajmi i mëparshëm

Kabineti i kryeparlamentarit Gashi: Komisioni për Mbikëqyrjen e ASK-së është thirrur për më 10 shtator

fratesi vendosi te qendroje 68bb3c55bfe37
Lajmi i radhës

Fratesi vendosi të qëndrojë

Të fundit nga

ShkoLartë