rama prezanton buxhetin gjithcka si rezultat i rritjes ekonomike 691db232543af

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

November 19, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë dërguar në Parlament kap vlerën e 8,8 miliardë eurove dhe vjen i shoqëruar nga 8 projektligje, të cilat u diskutuan me procedurë të përshpejtuar në komisione.



Në momentin e nisjes së fjalës së Ramës, deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, veprim të cilin kryeministri e ironizoi duke thënë se “më mirë shpina sesa fytyra juaj”.

Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke thënë se edhe Bashkimi Europian e vlerëson Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit. “Isha Bruksel, Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave. Dhe ata mendojnë se në Shqipëri, si sot, korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë”, tha Rama.

Rama prezantoi elementët kryesorë të buxhetit, duke njoftuar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga janari 2026, ndërsa brenda mandatit synohet të rritet deri në 700 euro. Po ashtu, ai foli për një “falje të madhe” fiskale për bizneset, përmes një marrëveshjeje të re që lejon fshirjen e detyrimeve të vjetra dhe korrigjimin e deklarimeve financiare.

Kryeministri mohoi se bashkë me pensionet dhe pagën minimale do të rriten edhe kontributet. “Normat që aplikon Shqipëria janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë”, tha Rama. “Gjithçka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes ekonomike”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KOMUNA BUTEL
Lajmi i mëparshëm

Kostovski premton dekorimin më të bukur të Vitit të Ri në komunën e Butelit (FOTO)

KALTRINA ZEKOLLI
Lajmi i radhës

Kaltrina Zekolli Shaqiri: Nuk kërkoj hakmarrje, kërkoj drejtësi për Arbërin (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë