rama premton 2 500 euro per policet ne proteste mekuli e paralajmeron me nje shembull te erret te historise 6ad608606c022

Rama premton 2.500 euro për policët në protestë, Mekuli e paralajmëron me një shembull të errët të historisë

October 19, 2026
min lexim

Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ndarjen e 2.500 eurove për secilin efektiv policie të angazhuar në protestat e fundit, ka nxitur reagimin e publicistit Gëzim Mekuli.

Ai e ka kritikuar ashpër qasjen e Ramës ndaj studentëve dhe protestuesve, duke e krahasuar situatën me zhvillimet e Republikës së Vajmarit në Gjermani dhe duke paralajmëruar për rrezikun që propaganda dhe përqendrimi i pushtetit paraqesin për demokracinë.

Mekuli u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të vazhdojnë protestat pa dhunë, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie nga pushteti, përcjell “Bota sot”

Reagimi i plotë në Facebook:

2500 euro me thy ështra fëmijësh e koka të studentësh; a jemi në zezonën e “Ëeimarer Republik?”

Historia e Republikës së Vajmarit në Gjermani na kujton se si krizat politike, propaganda, korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit në pak njerëz, e kalbëson demokracinë nga brenda. Kur një kryeministër e përdor komunikimin publik jo për të dëgjuar qytetarët e shkretë, por për t’i bullizuar, sulmuar popullin dhe për të shmangur përgjegjësinë politike, institucionet demokratike humbasin besimin e popullit; Edi dRama duhet ta kuptojë se demokracia nuk është pronë e tij dhe as e oligarkëve, por e qytetarëve. Historia e Vajmarit është një paralajmërim: kur pushteti e sheh kritikën si armik dhe propagandën si zëvendësim të llogaridhënies, demokracia vihet në sprovë.

Të dashur lexues,

E ftoj dRamën të reflektojë, të dëgjojë studentët, rininë: popullin, e të mos bëhet zëdhënës i oligarkisë dhe mafisë. Kryeministri dRama le t’i flasë popullit në emër të qeverisë e jo në emër oligarkisë dhe milicisë që sot paguhet prej 2500 euro. (Një pagë që s’e kanë sot as policët në Norvegji e as në Gjermani, Itali apo Greqi)

Studentë, prindër me fëmijë, gra e burra, të rinj e pleq: dilni e dukuni në rrugë, dilni në sheshe e qytete; dilni e mos u tutni, sepse këtë të drejtë jua garantoj vetë Rama në konferencën e sotme për shtyp, apo jo?!

Pa dhunë, por me protesta të fuqishme e gandiane që paralizojnë jetën e regjimit. Pa dhunë: Mos i jepni oksigjen publik pushtetit të dRamës; Sepse, në sytë e Ramës, mikut të Vuçiqit, edhe populli i qetë, gandist, që kërkon drejtësi e llogaridhënje shpallet i dhunshëm e i “sëmurë psiqik.”

“Miku im Vuçiq”, kjo fjalë që i vrau 2 milionë shqiptarë të Kosovës, dhe panikosi 8 milionë shqiptarë në glob, s’ka protestë, qeveri a akademi që do t’a mirëkuptoj e arsyetoj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohen dy shtetas te serbise voziten me shpejtesi prej 169 dhe 175 km h ne vend ku shpejtesia maksimale ishte 80 km h 6ad5f23accf22
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen dy shtetas të Serbisë, vozitën me shpejtësi prej 169 dhe 175 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 80 km/h

policia zmbraps te rinjte me forca te shumta shperndahen protestuesit nje pjese drejt ish bllokut 6ad608bba4591
Lajmi i radhës

Policia zmbraps të rinjtë me forca të shumta, shpërndahen protestuesit, një pjesë drejt ish-Bllokut

Të fundit nga

ShkoLartë