rama pishina ne podujeve ska lidhje me lojerat mesdhetare 2030 69178d4f1d426

Rama: Pishina në Podujevë s’ka lidhje me Lojërat Mesdhetare 2030

November 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, pas prezantimit të ndërtimit të një pishine gjysmë-olimpike në Podujevë si pjesë e planit për Lojërat Mesdhetare 2030. Rama thotë se ky projekt nuk plotëson kriteret për gara ndërkombëtare.

Rama ka thënë se ministri është duke e keqinformuar publikun, pasi – sipas tij – pishina e tillë nuk plotëson asnjë kriter për gara ndërkombëtare dhe nuk është pjesë e asnjë dokumenti zyrtar të kandidaturës.

“Në Podujevë po ndërtohet një pishinë gjysmë-olimpike, e cila nuk i plotëson asnjë kriter për gara ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, as për Lojërat Mesdhetare. Kjo pishinë as nuk është e paraparë në librin e kandidaturës dhe as në planin e Komitetit Organizativ,” ka shkruar Rama.

Ai theksoi se për Lojërat Mesdhetare kërkohen pishina olimpike 50 metërshe, bashkë me pishina ndihmëse, të cilat sipas tij janë të parapara të ndërtohen në Parkun Olimpik në Bërnicë, projekt që, siç thotë, është injoruar nga Qeveria.

“Cili nga sportet obligative të Lojërave Mesdhetare, si noti, waterpolo apo finswimming, mund të zhvillohet në Podujevë në këtë pishinë prej 4 milionë eurosh? Asnjëri, sepse kjo nuk i plotëson kriteret teknike,” ka shkruar ai, duke shtuar se nuk është kundër ndërtimit të pishinës në Podujevë, por kundër keqpërdorimit të saj si projekt i Lojërave Mesdhetare.

Rama i ka bërë thirrje ministrit që të ulet me ekipin organizativ dhe të shtyjnë projektet përpara “në mënyrë profesionale e jo ad-hoc”. Sipas tij, 4 milionë eurot e investuara janë para të taksapaguesve dhe po shpenzohen “mbi një plan investiv të gabuar dhe të pakonsultuar me dokumentet zyrtare të kandidaturës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fondi global lider ne cybersecurity dhe ai viziton shqiperine 69178b3380ec3
Lajmi i mëparshëm

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

kim kardashian dhe kris jenner kundershtojne padine e re te ray j per cfare behet fjale 69178e720bd39
Lajmi i radhës

Kim Kardashian dhe Kris Jenner kundërshtojnë padinë e re të Ray J. Për çfarë bëhet fjalë?

Të fundit nga

ShkoLartë