rama per te semuret me kancer mjeket e infermieret1 miliard euro per shendetesine 690f31b25375b

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

November 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë 1 miliardë euro.



Komentet Rama i bëri përmes një video-live në faqen e tij në Facebook, ku tha se për herë të parë në vitin 2026 do të hapet një linjë financimi për të gjithë të sëmurët me kancer, që përdorin barna të shtrenjta.

Rama premtoi gjithashtu për të gjitha gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit se rikonstruksioni i plotë i gjirit do të mundësohet nga shteti.

Po ashtu, Rama premtoi rritje të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët dhe teknikët gjatë vitit 2026.

Shefi i Ekzekutivit shtoi se viti 2026 do të jetë viti i futjes së inteligjencës artificiale në shëndetësi.

“Po ndaj me ju projekt-buxhetin 2026, me 1 miliardë eurot e tij, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Afro 4 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra vetëm për pacientët e Onkologjikut.

Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin, do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, e shpallur sëfundi si një nga 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e institutit kombëtar për tumoret për Shqipërinë 2030.

Ky institucion do i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin. Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14 mijë e 200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash. 2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor”, ka thënë mes të tjerash Rama.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump pranon kerkesen e orbanit sanksionet ndaj gazit rus per hungarine hiqen per nje vit 690f2ea55e8c4
Lajmi i mëparshëm

Trump pranon kërkesën e Orbanit: Sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë, hiqen për një vit

vdekja tragjike e 24 vjecares ne tetove haradinaj i shkon per ngushellime familjes 690f33cf1df0e
Lajmi i radhës

Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Tetovë, Haradinaj i shkon për ngushëllime familjes

Të fundit nga

ShkoLartë