rama per revisten gjermane po negociojme per sazanin projekti duket premtues 688a7add208b6

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

July 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në vend, duke përmendur edhe ishullin e Sazanit një territor strategjik dhe historik që i përket shtetit shqiptar.



Rama u shpreh se negociatat për zhvillimin e Sazanit po vazhdojnë me koncepti i investimit nga nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump janë goxha premtuese.

ZEITmagazin: Jared Kushner, dhëndri i Trump, planifikon investime luksoze në Shqipëri. Si po ecën?

Rama: Projekti ka dy pjesë: një gadishull privat dhe ishullin e Sazanit që i përket shtetit. Po negociojmë për Sazanin dhe konceptet duken premtuese.

ZEITmagazin: A është e përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër saj është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

ZEITmagazin: Si i përballoni sulmet personale dhe akuzat e opozitës?

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por jam mësuar./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kompania farmaceutike alkaloid ne gjashte mujorin e pare te vitit 2025 ka regjistruar shitje mbi 164 milion euro 688a7939036cb
Lajmi i mëparshëm

Kompania farmaceutike Alkaloid në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 ka regjistruar shitje mbi 164 milion euro

shoferi injoron shenjat ngec me kamion ne tunelin e kurrizit komuna paralajmeron gjoba 688a7cf928591
Lajmi i radhës

Shoferi injoron shenjat, ngec me kamion në tunelin e Kurrizit – Komuna paralajmëron gjoba

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë