rama per protesten ne hage me zemer e mendje jam edhe une atje 68c6cb53add7b

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

September 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.



Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se është me zemër dhe mendje pranë protestuesve, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për çlirimtarët.

“LIRIA KA EMËR. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”,  shkruan Rama.

Protesta e sotme është organizuar nga qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë drejtësi dhe lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

32 te vrare nga sulmet ne gaza ushtria izraelite shemb nje tjeter ndertese te larte 68c6c845dcc4a
Lajmi i mëparshëm

32 të vrarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë

sulmet e izraelit 32 persona humbin jeten ne gaza 68c6cc8278b51
Lajmi i radhës

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë