rama per al jazeera rusia nuk do sulmoje asnje vend tjeter evropian 690a07d73b10f

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

November 4, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi të mundshëm rus ndaj vendeve të NATO-s. Intervista është realizuar në fund të tetorit, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Dialogut Global të Berlinit, por është publikuar sot.



Kryeministri minimizoi shqetësimet perëndimore për një zgjerim të konfliktit rus në Evropë, duke theksuar se NATO është e përgatitur për çdo agresion dhe se Rusia nuk përbën kërcënim për vendet e aleancës.

“Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. NATO nuk ka askënd dhe asgjë për t’u frikësuar, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani. BE-ja po provokohet shumë nga Rusia. Vendet në kufi me Rusinë po provokohen çdo ditë… BE-ja po mbron veten dhe po mendon të mbrohet më mirë.”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj BE-së, theksoi se BE duhet të ketë një plan të vetin paqeje për Ukrainën. Sipas tij, evropianët duhet të gjejnë një mënyrë për të komunikuar me rusët.

“Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Duhet të mendojë për të pasur diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e saj të paqes. Zyrtarët e BE duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët”, shtoi ai.

Në lidhje me situatën e sigurisë në rajon, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk ndjen presion nga Rusia, duke shtuar se “nuk ka as simpati për Rusinë” në vend.

“Nuk kemi raportuar asnjë incident me dronë rusë. Unë jam shqiptar – nuk kemi frikë. Në Shqipëri nuk ka vend për armiqësi ruse, sepse nuk ka as simpati për Rusinë,”, tha Rama.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sofja pret nje konference te nivelit te larte perpara hyrjes se bullgarise ne eurozone 690a0313b2b26
Lajmi i mëparshëm

​Sofja pret një konferencë të nivelit të lartë përpara hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

MICKOSKI
Lajmi i radhës

Mickoski nga Brukseli: I përsëritëm qëndrimet tona për Maqedoninë

Të fundit nga

ShkoLartë