rama pas fitores se ps se ne pese bashki 5 fitore 5 arsye me shume per ti falenderuar qytetaret 6911b255a46d8

Rama pas fitores së PS-së në pesë bashki: 5 fitore, 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët

November 10, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme një ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Rama ka falënderuar qytetarët për besimin, duke theksuar se fitorja vjen pavarësisht, siç tha ai, dobësisë së opozitës dhe kushteve të motit ditën e votimit.

“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë, për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk është se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkroi kryeminstri shqiptar. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot do te mbahet ceremonia e betimit te klases se 29 te te kadeteve studente dhe pjesemarres te akademise ushtarake ne shkup 6911b050aabf8
Lajmi i mëparshëm

Sot do të mbahet ceremonia e betimit të klasës së 29-të të kadetëve – studentë dhe pjesëmarrës të Akademisë Ushtarake në Shkup

dzeko ia nderpret konferencen de rossit erdha vetem qe te perqafoj 6911b2b61dd55
Lajmi i radhës

Dzeko ia ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë