rama paralajmeron reforme te thelle ne arsim ska me 17 shefa ne universitete 687f623325d06

Rama paralajmëron reformë të thellë në arsim: S’ka më 17 shefa në universitete!

July 22, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika ndaj universiteteve të tjera, duke thënë se rruga që duhet ndjekur është njëjtë si kjo e UBT-së.



Në aktivitetin e sotëm për partneritetin mes Universitetit Bujqësor të Tiranës me atë BOKU në Vjenë, Rama paralajmëroi reformë të thellë në arsim dhe tha se nuk do të ketë më një numër të lartë “shefash” në universitete.

“Universitetet nuk mund të jenë më si gjimnaze!

Do trajtojmë çështjen e shumë kokave brenda një universiteti, zgjidhen shefa, e të gjithë thonë unë kam vizionin tim. Nuk mund të ketë 17 koka me 17 drejtime të ndryshme që duan të mbajnë atë kioskën e tyre. Ky duhet të jetë rregull për të gjithë”, paralajmëroi më tej.

Më tej, u tha maturantëve se aplikimi në Universitetin Bujqësor do u sjellë një sërë benefitesh profesionale në të ardhmen.

“Juristë ka plot Shqipëria, por profesionistë për të gjitha këto tema që janë temat më të nxehta të botës, e që do bëhen përvëluese, nuk ka mjaftueshëm!

Ata pak që janë, janë pedagogë në UBT. Kështu që secili që do trokasë në derën e këtij universiteti, do bëhet pjesë e asaj kategorie, që do të jetë më e nevojshmja e shoqërisë.

Do i keni dyert e hapura në privat, shtet, në Shqipëri e Austri. Në rastin më të mirë do përfundosh sekser gjykatash!”, tha Rama.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grate ne politike fatkeqesisht asnje kandidate femer shqiptare per kryetar komune 687f608dadc05
Lajmi i mëparshëm

Gratë në politikë – fatkeqësisht asnjë kandidate femër shqiptare për kryetar komune!

debimet e azilkerkuesve ne gjermani ashpersim i migracionit ne be 687f635f93658
Lajmi i radhës

Dëbimet e azilkërkuesve në Gjermani: Ashpërsim i migracionit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë