Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një dalje televizive ka folur për protestën e opozitës.
Noka tha se Rama nuk është më mazhorancë, mund ta mbajë veten me kartona por populli foli dje me pjesëmarrjen në protestë.
Demokrati deklaroi se qytetarët e kanë kuptuar që në Shqipëri po qeverisin kartelet dhe Rama është pjesë e tyre.
Reflektuar protestës së djeshme, Noka tha se populli tha se sekti i rilindjes është më i rrezikshmi.
“Rama nuk është më mazhoranca, mund të mbajë veten me kartona, por populli dje foli. Sot çdo qytetar i këtij vendi e ka parë dhe ndihet i vjedhur, kanë parë dhe kuptuar që këtu qeverisin kartelet dhe mes tyre dhe Edi Rama. Dje populli që vërshoi në Bulevard tha se sekti i Rilindjes është më i rrezikshmi që ka shkelur në trojet shqiptare”, tha Noka.
Burimi: botasot.info


