rama njofton projektin per transformimin e hapesirave te harruara 691506700e6ff

Rama njofton projektin për transformimin e hapësirave të harruara

November 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar për nisjen e një projekti që synon transformimin e hapësirave të harruara në kryeqytet në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota.

Sipas Ramës, këto hapësira do të kthehen në vende ku do të takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Ai ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare, Sisley Xhafa.

“Po nisim një projekt vizionar: transformimi i hapësirave të harruara në rezidenca kreative për artistë nga mbarë bota. Këto hapësira do të kthehen në vende ku takohen kultura, ide të reja dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Krejt kjo në bashkëpunim me artistin me renome ndërkombëtare Sisley Xhafa”, ka shkruar Rama. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia jemi te gatshem per rifillimin e bisedimeve me ukrainen 691505838daf6
Lajmi i mëparshëm

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

nga dua lipa te emily romain gavras ne nje histori te re dashurie 6915079201d5e
Lajmi i radhës

Nga Dua Lipa te Emily: Romain Gavras në një histori të re dashurie

Të fundit nga

ShkoLartë