rama nis te marre forme teatri i ri kombetar hapesire ikonike per artin dhe kulturen 694e8f95e491c

Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar, hapësirë ikonike për artin dhe kulturën

December 26, 2025
1 minut lexim

Teatri i ri Kombëtar do të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.

Punimet në këtë kantier kanë avancuar, ndërkohë që godina e re do të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale të Tiranës, shkruan ATSH.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG.

Kryeministri theksoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.

Projekti parashikon salla bashkëkohore për shfaqje teatrore, ambiente multifunksionale për aktivitete kulturore, si dhe infrastrukturë teknologjike të standardeve europiane.

Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht, do të ketë një hapësirë prej 750 metrash katrorë auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metrash katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metrash katrorë secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metrash katrorë që do të përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha lehtësirat për publikun.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muhamed hoxha lufta kunder ndotjes se ajrit eshte prioriteti im nuk do te kete tolerance ndaj ndotesve 694e8d9409887
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve

sylvinho takime te tilla mund te vendosen nga episode 694e8ff8dd1c6
Lajmi i radhës

Sylvinho: Takime të tilla mund të vendosen nga episode

Të fundit nga

Emina Çunmulaj tregon arsyen pse e ndjek BBVK!

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale arsyen se pse e ndjek rregullisht formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”. Përmes një postimi në Instagram,
ShkoLartë