rama ndalon ministrat te takojne biznesmenet por vete nderhyn te tenderat hoxha shkelje e hapur e kodit te etikes 6957adf4b9cc8

‘Rama ndalon ministrat të takojnë biznesmenët, por vetë ndërhyn te tenderat’, Hoxha: Shkelje e hapur e Kodit të Etikës

January 2, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lisander Hoxha ka reaguar me nje shënim në faqen e tij të facbookut pas deklaratave të kruet të qeverusë Rama në konferencën e fundivitit për ndërhyrjet e tij për bisnezmenë të ndryshëm për tenderat e institucioneve.

Hoxha, ka postuar bashkë më masazhin e tij edhe deklarimet e disa viteve më parë të kreut të qeverisë Rama kur thoshte se Ministrat nuk duhet të kontakojnë me biznesmenët. Mendim që duket se i ka ndryshuar duke shikuar qëndrimt e tij në konferencën e fundit për shtyp.

“Në prill 2021 Edi Rama mburrej publikisht se kishte miratuar një Kod Etike, ku u ndalonte ministrave të takonin biznesmenë. Po vetë Edi Rama, në shkelje të hapur të këtij kodi, ka rekomanduar biznesmenë te ministrat dhe ka ndërhyrë drejtpërdrejt në proceset vendimmarrëse”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Mesazhi:

Sa për kujtesë për ata që thjeshtojnë dhe justifikojnë çdo akt të rëndë të ndërhyrjes në paracaktimin e fituesve.

Në prill 2021 Edi Rama mburrej publikisht se kishte miratuar një Kod Etike, ku u ndalonte ministrave të takonin biznesmenë. Po vetë Edi Rama, në shkelje të hapur të këtij kodi, ka rekomanduar biznesmenë te ministrat dhe ka ndërhyrë drejtpërdrejt në proceset vendimmarrëse.

Ky fakt flet më shumë se çdo retorikë publike dhe se çdo propagandë e një anijeje në mbytje. Fatin e Edi Ramës nuk e ndryshon dot asnjë vizitë private dhe as lobingjet korruptive të financuara me para të vjedhura dhe të fshehura në banka offshore.

Rilindja është një organizatë kriminale, e cila do të bëhet shembull se si nuk duhet qeverisur një vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhja e avokatit te popullit varet nga shumica e badenterit 6957a1770aa19
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

yildiz juventus marreveshja afrohet page top dhe projekt ambicioz per numrin 10 6957ae547e22e
Lajmi i radhës

Yildiz-Juventus, marrëveshja afrohet: Pagë top dhe projekt ambicioz për numrin 10

Të fundit nga

ShkoLartë