rama muzeu arkeologjik i durresit rikthehet ne vjeshte me mbi 2400 objekte historike 68a81e351dce1

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

August 22, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400 objekteve arkeologjike në qytetin bregdetar dhe në trashëgiminë kulturore shqiptare.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe turizmin në vend, Rama bën me dije se deri në vjeshtë muzeu do të jetë gati të hapë dyert për publikun, me pavione moderne dhe kushte bashkëkohore. Projekti synon të shndërrojë këtë hapësirë në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj, shkruan rtsh.al.

“MIRËMËNGJES nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,” shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ZJARRE 3
Lajmi i mëparshëm

Tetë zjarre aktive në vend

manchester united synon nenshkrimin e yllit te bundesligas 68a81e96e486b
Lajmi i radhës

Manchester United synon nënshkrimin e yllit të Bundesligas

Të fundit nga

ShkoLartë