“Më së fundi ju erdhët pas një premtimi që e keni thënë disa herë, kur kemi kaluar kohë në praninë e shqiptarëve të shkëlqyer nga Nju Jorku. Thashë po kështu që jeni mjaft i interesuar të shikoni nga afër atë çfarë keni dëgjuar për Shqipërinë dhe po kështu për të parë nga afër zhvillimit e turizmit dhe teknologjisë e gjithashtu të shikoni nga afër ministren e inteligjencës artificiale që më thatë se keni dëshirë ta shikonit. Fluturimi i drejtpërdrejt do ishte një arritje e madhe dhe po mundohemi ta përshpejtojmë këtë proces”- u shpreh Rama.
“Shohim një komunitet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur. Inteligjenca Artificiale është e ardhmja. Pas diskutimeve në Nju Yorkut , doja të vija këtu të mësoja më shumë për teknologjinë. Doja të flisja për çështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar të folur më zv ministrat për të parë sesi mund të krijojmë një marrëdhënie simbotike.
Dua të ftoj të rinjtë të vizitojnë Amerikën, dhe të rinjtë amerikanë të vizitojnë Shqipërinë. Duhet të jemi bashkë të përballemi me sfidat globale, Nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar. Ndajmë të njëjtën hapësirë dhe të njëjtat shqetësime. Ka pasur spekulime se përse jam këtu. Arsyeja, jam këtu për të ndërtuar një marrëdhënie dhe miqësi që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Faleminderit që ma bëtë të mundur të vija e të shpenzoja kohë me ju”-u shpreh Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


