rama me dy standarde per ballukun luan me procedurat avokati kryeministri po ben viktimen i ka rene zjarri ne shtepi dhe 694fa8d458dff

“Rama me dy standarde për Ballukun, luan me procedurat!”, avokati: Kryeministri po bën viktimën, i ka rënë ‘zjarri’ në shtëpi dhe…

December 27, 2025
1 minut lexim

Avokati Gylsen Zhllima teksa komentoi çështjen ‘Balluku’, deklaroi se kryeministri Edi Rama po luan me dy standarde.

I ftuar në emisionin ‘News24 fundjavë’ të gazetares Megi Latifi, avokati tha se Rama nëse nuk do të kishte probleme, do ta kishte lëshuar me kohë zëvendëskryeministren Balluku para drejtësisë, ndërsa shtoi se ai po përdor procedurën.

Mes të tjerash ai shtoi se kryeministri po bën viktimën, teksa në ‘shtëpinë e tij ka rënë zjarri’.

“Sot kemi dy standarde nga zoti Rama për çështjen Balluku. Nëse zoti Rama sdo të kishte probleme, do e kishte lëshuar Ballukun, por përdor si argument procedurat. Ajo që po shihni me zonjën Balluku, është diçka ndryshe. Po hetohet dhe pushteti ekonomik, që është hallka më e shëndetshme. Zoti Rama po shpik një procedurë, dhe po merr cilësinë e viktimës. Pavarësisht se çfarë ndodh në shtëpinë e tij, ku mund të bjerë dhe flaka, ai del viktimë.

Ai riviktimizohet dhe këtë gjë duhet ta kuptoni. S’mund të jesh viktimë për të njëjtat ngjarje, ndaj duhet të ketë dhe limit. Nga 2017-ta për zotin Rama ka pasur vetëm riviktimizim. Nëse të kanë kapur 3 shokë dhe ti je shoqëruar me 10 të tillë, duhet të rishohësh dhe veten se diçka nuk shkon. Ai shpik dhe del në publik për të larë ato në prapaskenë. Ai bën sikur nuk jeton në Shqipëri. Në rastin e zotit Veliaj ai tha; i dhashë unë sëpatën Dumanit për të bërë pastrimin. Më pas sot thotë; jemi republikë parlamentare.”, pohoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova dhe misajllovski ne lidhje video konferenciale me paqeruajtesit dhe takim para vitit te ri me familjet e tyre 694fa6cea5472
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit dhe takim para Vitit të Ri me familjet e tyre

barcelona e do nje mbrojtes ne janar 694fa9332c665
Lajmi i radhës

Barcelona e do një mbrojtës në janar

Të fundit nga

Policia e Kosovës përkujton heroin Izet Demaj

Policia e Kosovës ka përkujtuar sot heroin dhe zyrtarin policor të rënë në krye të detyrës, Izet Demaj, me rastin e përvjetorit të rënies së tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar.
ShkoLartë