rama mbledh kryebashkiaket e vendit me 9 korrik ne fokus problematikat e sezonit turistik dhe 686b958a0a559

Rama mbledh kryebashkiakët e vendit më 9 Korrik, në fokus problematikat e sezonit turistik dhe…

July 7, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend më 9 korrik.

Kjo me qëllim adresimin e problematikave që lidhen me sezonin veror 2025.

Burimet bëjnë me dije se fokusi i takimit do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.

Kryeministri Rama ka theksuar në daljet e fundit nevojën për zbatim rigoroz të ligjit dhe kthimin e hapësirave të përbashkëta në funksion të komunitetit, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një sezon turistik të sigurt, të pastër dhe të qetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUTEL
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Dy persona janë kapur duke dëmtuar kopshtin e ri për fëmijë në Butel (FOTO)

eurobasketi ne peje 686b95c6424c3
Lajmi i radhës

​EuroBasketi në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë