rama mberrin ne vlore pritet te takoje vajzen e presidentit trump 69711512c78c5

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

January 21, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.



Vizita zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Ndërkohë pak më parë ka mbërritur në Vlorë një tjetër delegacion në qytet, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.

Dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërritë në Vlorë paraditën e sotme. Ata janë ndalur në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.

Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni. Vizita është përqendruar në vlerësimin e terrenit, infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme zhvillimore.

Zona e Akernisë, e konsideruar prej kohësh si një nga pikat me potencial të madh për investime të rëndësishme turistike, ofron kushte natyrore të favorshme dhe një pozicion strategjik, çka e bën atë tërheqëse për projekte afatgjata në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Vizita e tyre ka ngjallur interes dhe vëmendje të madhe, duke përforcuar idenë se kjo zonë mund të shndërrohet në një pikë kyçe për investime të ardhshme.

Sipas informacioneve paraprake, Kushner pritet të qëndrojë gjatë gjithë ditës së sotme në Vlorë, ndërsa temat e diskutimit, siç e përmendëm më sipër, lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Kjo është hera e dytë që dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump viziton Vlorën, ç’ka tregon një interes të vazhdueshëm për këtë zonë dhe për projektet që mund të zhvillohen në të ardhmen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

617978602 25649676604643470 802274314742529123 n
Lajmi i mëparshëm

Naim Samiu gati për spektakël në Fight Night Volketswil

mela dhe ambasadori qehaja diskutojne forcimin e bashkepunimit nderinstitucional 697115e0ca866
Lajmi i radhës

Mela dhe Ambasadori Qehaja diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Të fundit nga

ShkoLartë