rama komenton lajmin e bardhit deputeti i pd prenci hetim ballukut 68fd0ad4b73a6

Rama komenton lajmin e Bardhit/ Deputeti i PD: Prençi hetim Ballukut

October 25, 2025
1 minut lexim

Nga Berlini, Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga Deutsche Welle, reagoi mbi lajmin e një hetimi të Prokurorisë e së Posaçme, SPAK, ndaj numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres, njëherazi ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke i qëndron linjës që nuk ka asnjë fajtor me gjyq politik dhe se drejtësia ka punën e saj, ndërsa qeveria do të vazhdojë rrugën e vetë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, ka kryeministri Rama.
Prokuroria e Posaçme deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me një hetim të mundshëm ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Megjithatë, në mënyrë paradoksale, lajmi për këtë hetim u publikua jo nga vetë SPAK, por nga deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, i cili deklaroi publikisht se çështja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi dhe sipas tij, Balluku pritet të thirret në SPAK ditën e hënë.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë do të ishte hera e parë që SPAK, organi me i lartë i akuzës në vend, komunikon një informacion përmes një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, ndërkohë që vetë institucioni vazhdon të heshtë përballë mediave, duke deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë për të ndarë lidhur me këtë çështje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

labudoviq premton rindertimin e te gjitha fasadave te ndertesave te vjetra ne kete komune 68fd08d190932
Lajmi i mëparshëm

Labudoviq premton rindërtimin e të gjitha fasadave të ndërtesave të vjetra në këtë komunë

partizani e egnatia bejne paqe 68fd0b3564366
Lajmi i radhës

Partizani e Egnatia bëjnë paqe

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë